GJIROKASTËR, 6 prill 2013- Policia e Gjirokastrës ka mundur të arrestojë sot një të akuzuar për vendosje eksplozivi. 

Dyshohet se shtetasi Sazan Mana është autori i vendosjes së eksplozivit në një mjet.

Shpërthimi i makinës ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Gjirokastër, ndërkohë që sot është bërë arrestimi i tij.

Gjatë kontrollit në banesën e Manës, policia ka gjetur edhe një arsenal armësh, mes tyre 17 granata dore.

Po në banesën e tij policia ka sekuestruar edhe 1 kg marijuanë

Sipas bluve të këtij qyteti ky shtetas i përgatiste eksplozivët në mënyrë artizanale.

Dyshohet se ky i fundit ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë për vendosjen e eksplozivit në mjetin që shpërtheu dje.