Saimir Tahiri është prangosur pasi po drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe për kundërshtim të forcave të rendit.

Vetëm se nuk bëhet fjalë për ministrin e brendshëm, por për një 38 vjeçar nga Tirana që emrin dhe mbiemrin e ka si ministri Tahiri.

Mësohet se 38-vjeçari, ndërsa po udhëtonte me makinë në rrugën e “Elbasanit”, ishte i dehur.

Burime policore bëjnë të ditur gjithashtu se ai ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë, për të bërë testin e alkoolit.