Një shqiptar dhe “kolegu” i tij italian janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia italiane në Fierence, raportojnë mediet e vendit fqinjë.
Në pranga është vënë 29-vjeçari shqiptar L.L. dhe italiani 59-vjeçar me iniciale M.R.
Policia i ka kapur me “presh në duar” dy trafikantët, teksa ata po shkëmbenin makinën për transportin e drogës. Shtetasi italian ka tentuar të largohet, por është prangosur nga karabinierët.
Në shtëpinë e shqiptarit, karabinierët kanë gjetur më shumë se 16 mijë euro.
Policisë i është dashur ta çojë automjetin në një ofiçinë, e cila ka bërë të mundur nxjerrjen e drogës nga mjeti. Sasia e sekuestruar ka qenë 23 kg kokainë, e barazvlefshme me 12 milionë euro.
Kapja në befasi është bërë në garazhin e shtëpisë së shqiptarit. Pavarësisht se ai dhe kolegu i tij italian kanë tentuar t’ja mbathin, përpjekja ka rezultuar e kotë.





