Në KZAZ nr.22, e vendosur tek palestra e shkollës 9-vjeçare “Marie Kaçulini” ka nisur para pak minutash procesi i numërimit, pasi ishte ndërprerë prej disa orësh.
Jashtë KZAZ-së kishte grumbullime njerëzish, madje njëri prej vëzhguesve të jashtëm të PD-së pretendonte se nuk e linin të futej brenda, megjithëse kishte dokumentin shoqërues. Burime bëjnë të ditur për “DurrësLajm” se të gjitha listat e vëzhguesve po verifikoheshin nga fillimi.
Aty ndodhej edhe kreu i PD Durrës, Ferdinand Xhaferaj. KZAZ nr.22 ka qendrat e votimit të zonës së plazhit, Shkozetit dhe ish-Kënetës.
Një natë më parë, numëruesit e PD-së u tërhoqën për disa orë dhe nuk po nisnin procesin e numërimit, i cili filloi vetëm pas orës 04.00.





