Pranimet për nxënësit e rinj në shkollën artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës do të bëhen të gjitha me konkurs.
Në një njoftim të drejtorisë së kësaj shkolle jepet një informacion i detajuar mbi datat e zhvillimit të konkurseve si dhe kuotat e pranimit.
NJOFTIM:
Në bazë të udhëzimit Nr.14,datë,12.05.2015”Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për pranimit në shkollat e arsimit të orientuar”në mbështetjetë nenit102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,pikës 4 të nenit 24 të ligjit Nr.69/2102 ”Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” njoftoj se:
Pranimet në shkollën artistike “Jan Kukuzeli’’ zhvillohen të gjitha me konkurs.
• Shkolla Artistike “Jan Kukuzeli” ka filluar regjistrimet për të gjitha ciklet, për:
a. Klasa e parë dega muzikë (violinë, piano,violincel)
b. Klasa e gjashtë dega muzikë (në të gjitha degët e frymës, violë, fizarmonikë, kitare)
c. Klasa e dhjetë dega muzikë ( në të gjitha degët e frymës, violë, fizarmonikë, kitare, kontrabas, kanto etj )
d. Klasa e dhjetë arti figurativ (të gjitha specialitetet)
Konkurset për të gjitha degët do të zhvillohen në periudhën 01.09.2022-02.09.2022
Kuotat për vitin shkollor 2022-2023
• Kuota e pranimit për klasën e parë 30 nxënës
• Kuota e pranimit për klasën e gjashtë 10 nxënës
• Kuota e pranimit për klasat e dhjeta 42 nxënës (20 nxënës arte figurative, 15 nxënës dega muzikë)
DREJTORIA





