Kallëzohet në prokurorinë e Posaçme SPAK, gjyqtari i Vlorës Hektor Sinanaj. Sinanaj kallëzohet për “Shpërforim detyre” nga shtetasi Ilir Koka.

Gjyqtari Sinanaj ka pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar ndaj 18 të pandehurve për “Falsifikim dokumentesh”, “Shpërdorim detyre”.

Pranimi i kërkesës për gjykim të shkurtuar sipas kallëzuesit Ilia Koka, është bërë në kundërshtim me ligjin procedurial penal dhe në kundërshtim të një vendimi gjyqësor të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Sipas kallëzuezit, gjykimi i shkurtuar nuk pranohet nëse i pandehuri apo mbrojtësi i tij ngrenë pretendime mbi vlefshmërinë e akteve apo përdorshmërinë e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak, apo kur kërkojnë marrjen e provave të reja në gjykim.