Ditën e mërkurë, në orën 18.00, në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” Orkestra Frymore dhe nxënësit e shkollës artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës do të mbajnë koncertin me muzikë klasike “Pranvera filloi me ardh”.

Në koncert pritet të interpretohen pjesë të zgjedhura nga repertori vokalo-simfonik i autorëve tanë dhe të huaj.