Ulja e temperaturave gjatë dy ditëve të fundit, ka zbardhur me dëborë të gjithë rrethin e Bulqizës.

Pas ditëve me diell kur fermerët kanë nisur mbjelljet dhe punimet në frutikulturë, nisja e reshjeve të dëborës gjatës ditës së kaluar dhe ditës së sotme mund të shkaktojnë dëme të mbjelljeve në shumë zona të thella si në Ostren, Trebisht, Martanesh dhe Zerqan.

Dëbora dhe temperaturat e ulëta ndikojnë negativisht tek të mbjellat, në bujqësi si dhe mund të shkaktojë dëme në drutë frutore të cilat tashmë kanë çelur.

Ndërkohë nga autoritetet përkatëse mësohet se nuk ka probleme me rrugët nacionale dhe ato rurale.