Dhjetë ditëshi i fundit i muajit dhjetor dhe tre ditët e para të vitit të ri 2023 na kanë treguar se dimri ndryshe nga vitet e shkuara “nuk ka ndërmend” të afrohet.
Kushtet atmosferike na kanë surprizuar për mirë teksa moti i ngrohtë me temperature pranverore ka “mbërthyer” vendin.
Kushtet atmosferike kanë qenë të qëndrueshme dhe nuk ka patur reshje shiu. E tillë parashikohet të jetë moti edhe në ditët në vijim, ku temperaturat do të arrijnë maksimalen e vlerave 16-17 gradë.
Meteorlogia Lajda Porja bëri një përmbledhje të kushteve atmosferike për ditën e sotme, e cila ka nisur me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit shqiptar deri vonë pasdite ku do të ketë vranësira të lehta dhe kalimtare më të fokusuara në zonat malore, nuk presim reshje.
Pak më ftohtë është zona e juglindjes ku kemi vlera në 1 gradë dhe maksimalja pritet të ngjitet me 16 gradë kryesisht në Sarandë.
“Në zonat bregdetare edhe nesër do të mbetemi në masa ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti të jetë i kthjellët sidomos paraditja në ultërsirën perëndimore, kthjellime dhe vranësira të lehta dhe kalimtare priten në pjesën e dytë të ditës. Nesër do të ketë një rënie të lehtë, por ruhen vlerat maksimale. Nuk priten ndryshime ku sërish do të jemi në vlerën 15 apo 16 gradë”, tha ajo.
Po asipas meteorologes, në fakt e gjithë kjo javë nuk pritet të ketë reshje apo ulje të vlerave termike duke vijësuar kështu të njejtat temperatura që patëm edhe në dhjetor.
Në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut moti do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që kthjellimet të jenë prezente.