Detaje interesante zbulohen nga takimi i djeshëm në Washington, mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë. Në raundin e dytë të bisedimeve ndërmjet këtyte dy shteteve në Shtëpinë e Bardhë ishte e pranishme edhe vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump.
Pjesëmarrja e saj këtu shihet si zhvillim i veçantë, pasi ajo besohet se u bashkohet vetëm takimeve të rëndësishme diplomatike për të cilat ka interes të theksuar babai i saj, Donald Trump.
Mediat raportojnë se Ivanka foli për tema të rëndësishme, për zhvillimin e ndërmarrësisë në Ballkan e posaçërisht për mbështetjen e grave në Beograd e Prishtinë.
Presidenti i Serbisë, Vuçiç deklaroi se në këtë takim u fol shumë për Lindjen e afërt dhe se amerikanët shpenzuan shumë kohë duke folur për këtë rajon dhe posaçërisht për marrëveshjen që arritën Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.





