Kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaroi sot se 30 qershori hyri në historinë e Shqipërisë si dita ku 85% e shqiptarëve refuzuan regjimin. Basha tha sot se Rama vetë kandidoi, vetë votoi dhe numëroi dhe prapë sipas tij vodhi votat.
“Dhjetëra mijëra në këtë shesh jemi triumfi i shpresës. Një javë më parë më 30 qershor refuzuan të keqen, izoluam krimin, ndëshkuam korrupsionin, 30 qershori ishte referendum kundër të keqes. 30 qershori është një monument i mrekullueshëm i lirisë dhe qytetarisë së shqiptarëve.
30 qershori hyri në histori si dita kombëtare e kurajës, ku shqiptarët treguan se ata kanë forcën të ndahen nga e keqja. 30 qershori ishte dita e popullit ku shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës.
Vetë kandidoi, vetë votoi, vetë numëroi por prapë i vodhi votat por nuk mundi të fshehë dot braktisjen dhe refuzimin e popullit. 85% e shqiptarëve e refuzuan regjimin e tij, refuzuan krimin dhe korrupsionin, refuzuan varfërinë”, tha Basha.





