14 maj 2015 – KQZ i hap prapë probleme kandidates së djathtë për Bashkinë e Durrësit. Mbiemri i Grida Dumës (Shqina) është bërë pjesë e debatit të sotëm në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Fillimisht, kandidatja e PD-së kërkoi regjistrimin me mbiemrin e vajzërisë, Duma, siç njihet në në vendin e lindjes, Durrës. Por, në certifikatë ajo figuron me mbiemrin e bashkëshortit, Shqina. Pas refuzimit të parë, avokatët e së djathtës depozituan kërkesën me emrin Grida Duma (Shqina). Anëtarët e majtë të KQZ-së sërish e ngritën problemin se, duhej të dorëzoheshin dokumente personalë me të dy mbiemrat.

Me këto kërkesa mund të shtyhet sërish regjistrimi në KQZ i kandidates së PD-së për Bashkinë Durrës.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”