Gjykata e Lartë në Brazil ka vendosur që Robinjo të qëndrojë në burg. Ish-lojtari i përfaqësueses së Brazilit u dënua në marsin e vitit 2024, pasi u faktua se ka përdhunuar në grup një vajzë shqiptare.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një klub nate të Milanos, pikërisht në vitin 2013. Dhe dënimi i parë është përkthyer me 9 vite burg.

Robinjo ishte pjesë e Milanit, gjatë kohës kur ka ndodhur ngjarja në fjalë. Dhe çështja u zgjidh rreth 10 vite më vonë.

Nga 11 vota që ishin në total, vetëm 1 ishte për lirimin e Robinjos në apelimin e kryer prej tij. Bëhet fjalë për gjykatësin Gilmar Mendesh, që pretendon se Robinjo duhet të arrestohet vetëm pasi të humbi të gjitha apelimet.