Analisti Preç Zogaj është shprehur se kryeministri Rama do të lëvizë nga pozicioni i tij, pra do të bëjë lëshime për të arritur në negociatat me PD-në.
“Pra Rama do të tërhiqet, nuk e imagjinoj dot të mos tërhiqet”, tha Zogaj në emisionin “Opinion”.
Sipas Preç Zogajt, nëse PS nuk tërhiqet, do të shkojë në zgjedhje vetëm, por kjo do të forcojë edhe më tepër Partinë Demokratike.





