Është promovuar në Durrës, në librarinë “Hugo” romani i ri “Anjeza nuk u zgjua” i shkrimtarit dhe publicistit të njohur, Preç Zogaj.
Në një ambient të ngrohtë letrarësh, Zogaj foli për librin i cili subjektin e ka marrë nga koha e diktaturës. Një histori dashurie midis Anjezës dhe Davidit, që zhvillohet në qytetin e Lezhës.
“Anjeza nuk u zgjua”
Në mënyrë të figurshme nuk u zgjua, domethënë pati fatin tragjik të shumë femrave shqiptare “jo përmes skematizmit te vjetër të fajësisë së Kanunit dhe as përmes skematizmit modern të kompleksit të fajësisë anti-feministe, pasi fatin tragjik të femrës shqiptare” është si një sinonim i tragjizmit të vetë jetës shqiptare.
E për të edhe Davidi, personazhi mashkullor i dashuruar përjetësisht me Anjezën me të cilën thurën aq ëndrra në Lezhë, në provincën që është makinë grirëse ëndrrash, është po aq tragjik, në fund të fundit sa edhe Anjeza.
Anjeza dhe Davidi janë tashmë Romeo dhe Zhuljeta të markës shqiptare. Të promovuar me bujë në mjedise letrare.