Nga sulmet iraniane mbrëmjen e djeshme në Izrael, raportohet se një fëmijë 7 vjeç u plagos nga bombardimet. Sipas mediave izraelite të cilët citojnë spitalin lokal vajza e plagosur po operohet pasi ka marrë një plagë në kokë.
Raportohet se ajo u plagos pasi predha nga një raketë e përgjuar ra në shtëpinë e familjes së saj. Vajza, e cila është nga një qytet beduin, aktualisht ndodhet në një njësi të kujdesit intensiv, raporton The Times of Israel.
Izraeli thotë se ka kapur shumicën dërrmuese të raketave të lëshuara në të, por ka pasur një numër të vogël goditjesh në tokën e tij, duke përfshirë bazën e Forcave Ajrore Nevatim në Izraelin jugor, e cila kishte dëmtime të vogla në infrastrukturën e tij.