Ka reaguar prefekti i Durrësit Roland Xhelili, pas ankesave të ngritura nga subjektet e biznesit dhe qytetarët, nga qendra e Durrësit deri në plazh, për rrugët e hapura të dëmtuara e të paasfaltuara në pikun e sezonit veror.
“Në 10-ditëshin e parë të korrikut, do të hapet e sistemohet rruga e plazhit në Durrës. Punimet do të rinisin sërish në shtator”, deklaroi prefekti për “DurrësLajm”.
Prefekti foli edhe për ankesat e ngritura nga të gjithë qytetarët, për rrugët e hapura nga OSHEE-ja, rrugë të cilat nuk janë sistemuar me asfalt prej tre javësh.
“Fillimi i sezonit na gjeti në kushte pune, për rikonstruksionin e rrugës “Pavarësia”, dhe të investimeve të OSHEEE-së në rrugët e Durrësit. Efektet pozitive do të ndihen në të ardhmen, në rritjen e cilësisë së shërbimeve të furnizimit me energji elektrike në plazh dhe duke zgjidhur përfundimisht derdhjen e ujërave të zeza në det, duke rritur cilësinë e ujit të detit”.
K.H.





