Prefekti i qarkut Durrës, Roland Nasto ka dalë në pension.

Zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko ka ndarë foto nga momenti kur Nastos i dorëzohet medalja e vlerësimit.

“Duke e falenderuar për punën e tij në këto vite jo të lehta post-tërmetit dhe të pandemisë për menaxhimin me korrektësi dhe sukses të task-forcave përkatëse, në emër të Ministrit Çuçi i dorëzuam medaljen e vlerësimit duke i uruar shëndet dhe çdo të mirë“, shkruan ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë:

Me një vendim të Këshillit të Ministrave Roland Nasto u lirua nga detyra më 6 prill.

Në vend të tij u emërua Emiljano Jani.