Prefekti i Durrësit, Roland Nasto, ka mbledhur Shtabin e Emergjencës për të rritur masat organizative në terren, pasi me përkeqësimin e kushteve atmosferike dhe nisjen e reshjeve të shiut rrezikohen përmbytje. Prefekti kërkoi nga strukturat vendore dhe qendrore që operojnë në nivel vendor të raportojnë masat e marra. “Duke marrë shkas nga reshjet e vitit të kaluar rrezikohet të kemi përmbytje edhe këtë vit”,- tha prefekti.

Erion Koka, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, tha se: Duhet të ketë informacion të ndërsjelltë mes të gjithë institucioneve.

Ndërkohë Artur Lekbello, shefi i Emergjencave Civile ngriti si shqetësim problematikën e bllokimit të akseve rrugore nga ndërtimet e paligjshme që kthehen problematike në terren.

Aktialisht në Durrës bashkia është duke investuar mbi 6 milionë euro në qytet për shmangien e përmbytjeve në akset kryesore. Problematike mbeten zonat informale ku përmbytjet jane të shpeshta, si dhe zonat rurale, kur në jo pak raste kemi pasur përmbytje në tokat bujqësore dhe serat.

K.H.