Prefekti i Durrësit, Emiljano Jani ka mbledhur komitetin e turizmit në Prefekturën e Durrësit dhe drejtues të institucioneve vendore, me qëllim marrjen e masave të duhura për mikpritjen e pushuesve, pavarësisht vijimit të fushatës elektorale.
“Fushata elektorale nuk duhet të kushtëzojë dhe të pengojë asnjë strukturë për sezonin e ri turistik”-ishte udhëzimi që përcolli prefekti.
Prefekti u ndal në mënyrë të hollësishme mbi masat që ka ndërmarrë policia e Durrësit, institucioni kryesor për garantimin e rendit e të sigurisë, spitali në drejtim të pajisjes me medikamente, policia kufitare në drejtim të mjeteve lundruese etj. “Këto problematika duhet të përmirësohen këtë vit”- u shpreh Jani.
Ndjekim deklaratën.
K.H.





