Prefekti i Qarkut Durrës Roland Nasto ka organizuar paraditen e sotme takimin e Komisionit të Mbrojtjes Civile dhe më gjerë, me qëllim marrjen e masave përgatitore për parandalimin, përballimin si dhe minimizimin me efikasitet të dëmeve që mund të krijohen, nisur dhe nga përvojat e deritanishme dhe problematikat e krijuara nga zjarret gjatë sezonit të kaluar.
Prefekti në fjalën e tij u fokusua në përmbushjen e detyrave ligjore dhe ndjekjen me prioritet dhe angazhim maksimal i të gjitha detyrave që percaktohen në kuadrin ligjor ndërmjet strukturave vendore në nivel qarku ku rëndësi merr forcimi i bashkëpunimit ndërmjet strukturave të Mbrojtjes Civile, MZSH, Policisë së Shtetit, Shërbimit Pyjor, me qëllim rritjen e gadishmërisë së forcave dhe mjeteve, në përballimin me sukses të situatave gjatë periudhës së shfaqjes së vatrave të zjarrit në territor.
Të ndiqen me përpikmëri të gjitha proçedurat, që nga informimi në kohë i vrojtuesve, deri tek reagimi efektiv në mënyrë të menjëhershme për izolimin, shuarjen dhe rikthimin në normalitet të situatës.
Rishikimi i kapaciteteve njerëzore dhe teknike si dhe analizimi i gjendjes ku jemi në drejtim të gadishmërisë së potencialeve njerëzore, mjeteve të domosdoshme në nivel qarku me qëllim gadishmërinë për marrjen e masave të nevojshme sipas kontekstit të ngjarjes, eshte nje nga prioritetet e institucionit te Prefektit.
Prefekti u la detyrë Bashkive, Njesive Administrative, MZSH-VE, Policisë, Kryepleqve, Inspektoriatit të Pyjeve të bëjnë një vlerësim të situates, pasi roli i tyre është i rëndësishëm dhe vendimtar, në sensibilizimin e popullates, njekohesisht ai kerkoi qe të rishikohen planet e gadishmërisë duke bërë plotësimet dhe përditësimet e nevojshme.
Institucioni i Prefektit nëpërmjet zyrës së Emergjencave Civile do të kontrollojë planet e gadishmërisë për çdo Bashki dhe Njësi Admnistrative, përditësimin e këtyre planeve në të cilat duhet të evidentohen saktësisht kapacitetet dhe resurset që disponon çdo bashki në territorin e saj.
Në përfundim të këtij takimi, Prefekti theksoi se Sektori i Emergjencave Civile kërkon vëmendjen dhe angazhimin e të gjitha strukturave në përcaktimin e detyrave përkatëse sipas rolit dhe përgjegjësisë dhe sipas kontekstit të ngjarjes, në mënyrë që të minimizohet çdo situatë problematike në vijim.
Në vazhdim Institucioni i Prefektit do të monitorojë në çdo kohë dhe periudhë të gjithë rastet emergjente që do të ndodhin në qarkun tonë si dhe do shtojë bashkëpunimin dhe koordinimin në bashkëpunim të ngushtë dhe me Degët Territoriale që ushtrojnë funksionin e tyre në Qark dhe Drejtorinë Vendore të Plocisë së Qarkut.





