TIRANE, 25 dhjetor 2013 – Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi është shoqëruar në Komisariatin Nr.1 të kryeqytetit. Shkak është bërë një konflikt që Dervishi ka pasur me efektivët e policisë rrugore, tek "Rruga e Elbasanit" ne Tirane. Dervishi kishte parkuar tek kjo rrugë me automjet gabim, dysh, ndaj efektivët i kanë tërhequr vërejtjen dhe i kanë kërkuar që të lëvizë automjetin. Kërkesa e policisë është kundërshtuar nga Dervishi që ka hyrë sërish tek berberi për të përfunduar rruajtjen dhe ka fyer policet. Dervishi udhëtonte me automjetin tip "Peugeot" AA 389 IG, i njëjti automjet të cilit iu gjet sasi eksplozivi pak javë më parë.
Efektivët kanë kryer një kallzim penal në Komisariatin Nr.1, ku këta të fundit i kanë bërë thirrje prefektit të paraqitet menjëherë në institucionin e tyre. “Shoqërimi u bë për fyerje e mosbindje të efektivëve”, bëjnë të ditur burime nga policia.





