Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Nuk dihet ende arsyeja përse Tavo është thirrur në SPAK.

Pas arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, Tavo u komentua nga mediat greke si emri i propozuar nga kryeministri Edi Rama për të marrë drejtimin e Himarës, por ky lajm u hodh poshtë më pas.

Tavo u emërua në krye të prefekturës të Vlorës në mars të këtij viti. Më herët, ai ka mbajtur mandatit e deputetit dhe postin e ministrit të Shëndetësisë.