Mëngjesin e sotëm, Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Pas daljes nga ambientet e SPAK, Tavo deklaroi se ishte thirrur për një kallëzim të bërë prej tij në vitin 2021.
“Prej pak minutash Vangjel Tavo ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai është thirrur prej orës 09:30 minuta dhe ka qëndruar më shumë se 1 orë e 15 minuta, në ambientet e prokurorisë. Ka dhënë sqarime si person që ka dijeni.
Edhe në dalje, zoti Tavo preferoi të flasë shkurtimisht për gazetarët, pranoi se ishte thirrur në Prokurorinë e Posaçme, por si person që ka dijeni në lidhje me një kallëzim të bërë prej tij në 2021.
Në atë periudhë, zoti Tavo ka bërë disa kallëzime në Prokurorinë e Gjirokastër, kur kandidonte për deputet.
Ai ka bërë disa kallëzime ku ka pretenduar se disa qytetarë të ndryshëm kanë ndikuar për shitblerje votash”.