Detaje të rënda dalin në dritë në lidhje me largimin e 17-vjeçares nga banesa e saj në Durrës, që u gjet mëngjesin e kësaj të hëne, pas 1 muaj kërkimesh në zonën e plazhit.

Në dëshminë e saj në polici, adoleshentja ka pohuar se jetonte me djalin e hallës.

Madje ajo ka shokuar me deklaratën e saj teksa ka thënë se me të kishte një raport intim, pavarësisht lidhjes së tyre të afërt të gjakut. Ajo ka pohuar se është e rritur dhe prindërit nuk kishin arsye që të bëheshin merak nga largimi i saj nga shtëpia.

“Kam shkuar me dëshirë dhe nuk më ka përdhunuar. Kam qëndruar vetë më dëshirën time në shtëpinë e kushëririt. E kam djalë halle. Nuk kam dashur të lajmëroj prindërit. Doja të jetoja e qetë. Nuk kishin pse të bëheshin merak. Unë tani jam e rritur”, mësohet të jetë shprehur 17-vjeçarja në polici.

Ndërkohë, burime policore bëjnë me dije se 24-vjeçari me inicialet Sh. F., është shpërndarës droge.

Në banesën që kishte marrë me qira në zonën e Plazhit, atij iu gjetën rreth 400 gramë lëndë narkotike kanabis.