Seanca paraprake për Erion Veliajn në GJKKO ka përfunduar, pasi është shtyrë për në datën 12 dhjetor në orën 9:30. Ndryshe nga hera e kaluar, këtë herë kryebashkiaku nuk është paraqitur personalisht në GJKKO, por përfaqësohej nga avokati i tij. Në seancën e datës 2 dhjetor, kryebashkiaku i Tiranës u paraqit fizikisht në gjykatë ndërsa kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, kërkesë e cila u pranua.
Veliaj tha se nuk ka pasur asnjë mundësi të kuptojë akuzën ndaj tij dhe të përgatitet për mbrojtjen, duke shtuar se e drejta për mbrojtje efektive është shkelur brutalisht dhe në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkohë në seancën e ardhshme pritet që GJKKO të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo do ti kthehet SPAK-ut për hetime të mëtejshme.





