SHBA, 22 korrik 2014 – Thashethemet tashmë po konkretizohen edhe më tej, pasi Charlize Theron dhe Sean Penn, kanë nisur planet e tyre për martesë. 

Theron dhe Penn jane miq prej 18 vitesh, ndërsa para 8 muajsh nisën një romancë, e do ta çojnë lidhjen e tyre drejt hapit final, atë të martesës dhe krijimit të një familje. 

Një burim pranë çiftit ka deklaruar për revistën “Us Weekly” se yjet e Hollywood-it duan të martohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe se janë duke shqyrtuar edhe mundësinë për adoptimin e një fëmije. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/