Një nënë 60-vjeçare ka denoncuar në polici humbjen e kontakteve me vajzën e saj.

Prej 20 ditësh nuk di çfarë bëhet me vajzën time”, është shprehur ajo në polici.

Pas këtij denoncimi, policia ka nisur punën për gjetjen e saj.

“Më datë 28.04.2018, shtetësia L.SH, vjeç 60, banuese në Tiranë, kallëzon se prej 20 ditësh ka humbur kontaktet me vajzën, shtetasen F. Sh., vjeçe 28, e cila ndodhet në Gjermani. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.