Një 16-vjeçare nga Vlora prej 3 ditësh është larguar nga shtëpia.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur edhe nëna e vajzës së mitur. Ajo është shprehur se vajza kishte shkuar në shkollë dhe nuk ishte kthyer më.

Ajo ka treguar e vajza ka qenë e lidhur dhe se i kishte kapur një mesazh, por që e kishim mbyllur si çështje.

“Sot bëhen 3 ditë që vazja ka ikur. Denoncimin e kam bërë sapo mora vesh se vajza kishte ikur. Ajo duhet të mbaronte mësimin dhe të vinte në shtëpi si zakonisht në një e gjysmë. Pardje kishin bërë orë të shkurtuara dhe mësimi kishte mbaruar shpejt. Unë prita, nuk po vinte dhe unë shkova në shkollë.

Kështu shkova në shkollë dhe atje më thanë se mësimi kishte mbaruar. Mësuesja më tha se kishte qenë në mësim vazja si normalisht. Pati një problem se ishte lidhur me një djalë, i kapa një mesazh në telefon dhe e zgjidhëm si muhabet. Ndërsa tani nuk e di” tha nëna e 16-vjeçares.