26 korrik 2015 – Me modernizimin dhe përmirësimin e elementeve të shumta të jetesës, mund të duket çudi që në ditët e sotme një nënë t’ua lajë flokët fëmijëve me vezë dhe uthull e jo me shampo si gjithë të tjerët.

Ajo është Lucy Aitken Read, vajza e së cilës Ramona, 4 vjec, e ka provuar shampon vetëm për pak muaj pasi lindi, ndërsa djali Juno, 2 vjec, nuk e ka provuar kurrë shampon në flokët e tij.

Kur gruaja i tregoi të shoqit qëllimet e saj, fillimisht ai mendoi se ajo ishte e çmendur.

“Ai më pa sikur po bisedonte me një person të cmendur dhe më tha: ‘Lucy, a je cmendur plotësisht?’

Mua më kanë quajtur ‘lopë e ndyrë’ madje dhe më keq, por unë jam munduar që ndjenja negative të mos më pushtojë. Për çdo koment negativ, unë i përgjigjem duke thënë se fëmijët e mi janë të lumtur që kanë hequr dorë nga shampoja dhe ndjekin udhëzimet e mia”, shtoi në fund nëna me zakone të çuditshme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/