Një grup deputetësh të PD kanë firmosur një kërkesë për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për tenderat sekretë dhe tenderat e fituar nga familjaret e tij dhe e kanë dorëzuar atë në parlament.
Mes emrave gjendet edhe emri i Sali Berishës, madje ky i fundit është vendosur si deputeti që do të parashtrojë interpelancën.
Pra, Berisha duhet të jetë patjetër në Kuvend kur të bëhet interpelanca pasi ai është deputeti që do të parashtrojë atë.
Në këto kushte kur është e nevojshme paraqitja e Berishës, mbrojtja mund të kërkojë leje në SPAK, pasi prezenca e Berishës është e nevojshme, edhe nëse rrëzohet interpelancës.
Kujtojmë se më herët prokurorët Enkelejda Millonai dhe Arben Kraja kishin vendosur ndër të tjera se: “E drejta e ushtrimit të profesionit nuk është mbizotërues ndaj masës së sigurimit të caktuar nga Gjykata, atë të arrestit në shtëpi”.