Njihet si lagjja e hasianëve dhe banorët e saj janë vendosur në Shkallnur në 30 vitet e fundit. Problematikat e kësaj zone periferike të bashkisë Durrës janë të shumta, gjë që e ka detyruar komunitetin të protestojë ditën e sotme. Ata kërkojnë nga pushteti vendor zgjerimin e të vetmes rrugë lidhëse të fshatit të tyre me aksin nacional.

Njëra nga këmbët e të vetmit mbikalim të zonës përfundon brenda në shkollën 9-vjeçare “Hamza Muça”, por mungesa e vijave të bardha është bërë shkak për aksidente tragjike, pasi nxënësit detyrohen të kalojnë nga njëra anë e aksit në tjetrën për t’u futur në shkollë.


Protesta e banorëve të Shkallnurit u mbështet sot edhe nga sekretarja e marrëdhënieve me publikun në PD, Jola Hysaj.
Për banorët e kësaj zone, problematikat e mprehta infrastrukturore duhet të marrin zgjidhje të shpejtë.
M.B.