Prej datës 15.11.2023, është larguar nga banesa e saj, shtetasja Hyrije Cikopano, me probleme të shëndetit mendor. 

Strukturat policore i kanë dërguar shkresa komisariateve të DVP, spitaleve, së bashku me fotografinë e kësaj shtetaseje, por pavarësisht punës 4-mujore të kryer për lokalizimin e saj, kjo shtetase nuk është gjetur akoma. 

DVP Tiranë kërkon mbështetjen e qytetarëve, që nëse kanë informacion për këtë shtetase ose për vendndodhjen e saj, të telefonojnë në numrin 112.