Disa vite më parë Rozana Radi dhe Mc Kresha kanë qenë në një lidhje dashuriepor këtë vit, ata u përballën tek “Kënga Magjike” ku ishin të dy konkurrentë.

E ftuar në emisionin “Thumb”, Rozana Radi ka folur për herë të parë për këtë gjë. Këngëtarja është pyetur nëse kanë folur apo janë përshëndetur dhe ajo nuk ka ngurruar të tregojë:

“Posi jo, sapo u përshëndetëm. Ne nuk kemi vrarë asnjeri pastaj kemi 6 vite të ndarë. Unë bashkëjetoj me një njeri që e dua shumë dhe i hëngsha dasmën Kreshës”.- ka përfunduar Rozi duke qeshur.