Prej disa ditësh, në telefonin e tij mbërrijnë telefonata dhe mesazhe kanosëse. Telefonatat me numër të fshehur e kanë shqetësuar mjaft 25-vjeçarin nga Durrësi, shtetasin A.D.

I ndodhur në këtë kushte, ai i është drejtuar komisariatit të policisë Durrës, rreth orës 14.30, të së premtes.

Para efektivëve të rendit, ai ka dhënë detaje të hollësishme lidhur me kërcënimet që vijojnë prej disa ditësh.

Nuk dihet nëse ai u ka treguar policëve, nëse dyshon se prapa këtyre telefonatave kërcënuese qëndron një person i njohur prej tij.

Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.