Pak ditë më parë, u mësua se babai i këngëtares shqiptare, Çiljeta Xhilaga ishte i infektuar me Covid-19, dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.
I shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, prej ditësh ai ka luftuar me jetën por fatkeqësisht ai ka dalë i humbur në këtë betejë.
Sot Çiljeta ka vendosur edhe shiritin e zi në profilin e saj në Instagram, duke ndarë kështu me ndjekësit lajmin e dhimbshëm, të humbjes së personit më të dashur, babait të saj.





