Vijon të jetë ende aktive edhe pas dy ditëve betejë me flakët vatra e zjarrit në pyllin me pisha në Pishporo në Fier. Sipas shefit të Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Fier, Zija Hyka, përgjatë gjithë natës, në terren ka qëndruar në gatishmëri një ekip i plotë zjarrfikësish për të mos lejuar përhapjen e flakëve drejt zonës së banuar.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm pranë vatrës së zjarrit ndodhen 4 mjete zjarrfikëse, forca mbështetëse të bashkisë, 9 punonjës të ADZM dhe 40 forca të armatosura të repartit të Poshnjës për të neutralizuar perimetrin e zjarrit.