Deputetët e Partisë Socialiste kanë anulluar të gjtha mbledhjet e Komisioneve Hetimore ditën e sotme duke i kaluar online.

Deputetët e PD-së kanë qenë prezent në të gjitha Komisionet në të cilat nuk janë zhvilluar mbledhje, pasi mazhoranca ka vendosur zhvillimin e tyre online.

Druajtja nga tensionet që mund të krijojnë në sallë deputetët opozitarë ka bërë që PS të marrë këtë vendim, gjë e cila ka ndodhur edhe herë të tjera.

Sakaq, ditën e sotme deputetët e opozitës ishin thirrur në mbledhje në selinë e Kuvendit prej deputetit Gazment Bardhi ku është diskutuar vijimi i aksionit të opozitës në parlament dhe jashtë saj.