Ndërsa jemi në muajin maj, ka kaluar gati 1 vit e gjysëm nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Përveç riforcimit të pallateve DS4, ndërtimit nga e para të pallateve të shembura si dhe banesave private, problem më vete përbëjnë dhe institucionet shkollore, në të cilat nuk ka nisur ende puna për shembjen e tyre dhe rindërtimin nga e para. Ditët e para të marsit të vitit 2020 ishin ditët e fundit të frekuentimit të shkollave ekzistuese për nxënësit e gjimnazeve “Naim Frashëri”, “Gjergj Kastrioti”, “Olsi Lasko”, 9-vjeçares “Eftali Koçi”, disa çerdheve etj.

Që nga ajo kohë e deri më tani, ata vazhdojnë të zhvillojnë mësimin me turne, pasi shkollave të tyre u është vënë dryni, sepse Instituti i Ndërtimit vlerësoi në akt ekspertizën e thelluar se kishin pësuar dëme të shkallës DS5 dhe për pasojë duheshin shembur. Megjithëse nxënësit ishin kthyer në këto shkolla pas tërmetit dhe studiuan për rreth 3 muaj në to, vetëm fillimi i pandemisë dhe karantina totale i ktheu ato në institucione arsimore që rrezikonin jetën e nxënësve dhe stafit pedagogjik.

#PNUD qëndrojnë ende në këmbë dhe nuk është e qartë se kur do të hapet drita jeshile për rindërtimin e tyre.

“DurrësLajm” u interesua pranë bashkisë Durrës për të marrë një përgjigje lidhur me problemin në fjalë që penalizon me mijëra nxënës. Burime nga institucioni i qeverisjes vendore na bënë të ditur se procedura është bllokuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që nga muaji tetor i vitit të kaluar. Pavarësisht disa shkresave zyrtare që bashkia i ka drejtuar këtij institucioni, deri më tani KLSH nuk ka kthyer një përgjigje se kur do të zhbllokohet procesi. Të njëjtat burime saktësuan se disa aludime të ngritura se shkollat nuk do të ndërtohen në po të njëjtin vend janë të pabaza dhe nuk qëndrojnë.

Janë gjithsej 11 institucione arsimore në bashkinë Durrës në të cilat nuk ka nisur puna për rindërtimin e tyre, ndërkohë që institucioni i qeverisjes vendore qëndron në pritje të përgjigjes nga KLSH. Deri më tani, të gjitha shkollat e dëmtuara nga tërmeti dhe që u ndërtuan nga e para, u financuan nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Me fondet e Bashkimit Evropian u bë i mundur rikonstruksioni i kopshtit “1 Qershori” dhe shkollës teknologjike “Hysen Çela”.  

Në një postim të ditës së sotme në rrjete sociale,