Një 38-vjeçar me iniciale G.M. në Vlorë ka humbur kontaktet me familjarët prej mëse një viti. Denoncimi është bërë në polici nga bashkëshortja e tij N. M., 35 vjeçe.
“Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja N. M., 35 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, pasi, që prej datës 06.05.2021, ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj, shtetasin G. M., 38 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë. Po punohet për gjetjen e tij.” – njofton policia.
Policia njofton se tani materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





