10 gusht 2015 – Një grua e moshuar në Podujevë jeton krejt e vetme. Rasti i saj bëhet edhe më i rëndë për faktin se ajo është e verbër.

Feride Mehani, 73 vjeçe, ndonëse e ka të vështirë duhet patjetër që të ushqehet vetë që prej 15 vitesh pasi s’ka asnjë person të afërt. Që nga vdekja e burrit me të cilin nuk pati fëmijë, ajo thotë se jetën e përballon me vështirësi në shtëpinë e vjetër.

Vizitorët e përhershëm në shtëpinë e saj janë minjtë e insektet, të cilët edhe i prek disa here me dorë, sepse nuk i sheh.

73-vjeçarja është e mërzitur nga vetmia, pasi rrallëherë i shkon dikush për ta parë, raporton “Klan Kosova”.

Ndiqni videon e realizuar nga "Klan Kosova" për më tepër detaje nga jeta fatkeqe e së moshuarës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/