Çdo ditë po rritet numri i civilëve në Ukrainë që humbasin jetën nga lufta që po zhvillon Rusia në territorin ukrainas.
Deri ditën e diel numëroheshin të paktën 210 viktima civile. Në mesin e viktimave ka dhe shumë fëmijë. Mes tyre është edhe një vajzë e quajtur Polina, e cila u vra në një rrugë në veriperëndim të Kievit, raporton “BBC“.
Ajo dhe prindërit e saj u qëlluan për vdekje nga një grup sabotazhi i rusëve. Ndërsa vëllai dhe motra e Polinës mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital.
Një tjetër vajzë 7-vjeçare u vra gjatë një sulmi në një kopsht fëmijësh, ndërsa 10 anëtarë të komunitetit etnik grek në Ukrainë u vranë pasi fshatrat e tyre u sulmuan.





