Një ndër aktoret kryesore të serialit “La Casa De Pape” Itziar Ituno, e cila ndryshe njihet edhe si Raquel Murrillo, inspektorja që ra në dashuri me profesorin, ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus.
Vetë aktorja e ka dhënë njoftimin përmes një postimi në “Instagram” , ku shprehet se ka simptoma të buta dhe se të gjithë duhet të kujdesen për veten.
“Është zyrtare, që nga e premtja pasdite kam simptoma – temperaturë dhe kollë të thatë dhe sot kam pranuar informacionin nga testi epidemiologjik që kam bërë. Është koronavirus. Rasti im është i lehtë, por virusi është shumë ngjitës dhe i rrezikshëm për njerëzit me imunitet të dobët. Jini të vetëdijshëm, qëndroni në shtëpi dhe mbroni të tjerët”.
Sezoni i ri i “La Casa De Papel” do lançohej në datën 4 prill por ende nuk ka asnjë lajm nëse do anullohet prej koronavirusit apo jo





