Një shitës pakistanez është dënuar me tre muaj burg pasi preku një grua arabe që kishte veshje islame në një dyqan në zonën Naif. Menjëherë pas ngjarjes, gruaja e denoncoi burrin në polici.

Kur u përball me autoritetet, shitësi tha se e kishte prekur gabimisht ndërsa merrte përmasat për të qepur veshjen e saj islame por gjykata e Dubait e ka akuzuar për abuzim seksual.

Sipas vendimit fillestar, ai do të dërgohet në burg për të vuajtur dënimin edhe pse avokati i të pandehurit këmbënguli se shitësi nuk kishte qëllim të prekte gruan, por nuk u mor parasysh nga gjykatësit.