Elona Kuburja, 15-vjeçarja që u dërgua në Turqi për mjekim të specializuar, pasi vuante nga një sëmundje e rrallë, ka ndërruar jetë.
E mitura nga Fushë Kruja preku zemrat e të gjithë shqiptarëve, pasi shumë personazhe të njohur u sensibilizuan që të mblidhnin para për kurimin e saj, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë mbanë.
Gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama reagoi për vajzën e sëmurë në një status në rrjetet sociale, për të cilën u shpreh se do të merrte përsipër të gjitha shpenzimet.
Qeveria shqiptare mori përsipër transportimin e 15-vjeçares së sëmurë në Turqi, nga ku Elona nuk ka mundur të kthehet më e gjallë.





