Klubet e Premier League kanë paguar më shumë se 200 milionë paundë për menaxherët gjatë vitit të fundit, rreth 20% më shumë se në sezonin 2016-17. Federata Angleze e Futbollist ka nxjerrë sot shifrat e paguara nga klubet angleze për menaxherët gjatë transferimit të futbollistëve.

Liverpool ka shpenzuar rreth 27 milionë paundë në këtë aspekt dhe ndiqet nga pranë nga Chelsea dhe Manchester City. Klubi i Jurgen Klopp shpenzoi 75 milionë paundë për të marrë Virgil Van Dijk nga Southampton në janar duke vendosur rekordin e klubit në merkato.

Nga ana tjetër, Manchestre City, që shpenzoi rreth 200 milionë paundë në merkaton e verës, ka paguar 23.5 milionë paundë për menaxherët, ndërsa Manchester United ka shpenzuar 18 milionë paundë për këta njerëz që kujdesen për futbollistët.

Kurioz është fakti se Watford renditet në vendin e pestë dhe gjashtë vitet të fundit ka shpenzuar 13.4 milionë paundë për menaxherët e futbollistëve.