Gjashtë ekipet e mëdha nga Premier League tani janë distancuar nga mundësia për t’u bashkuar me Superligën e re evropiane.

Arsenali ishte klubi i fundit nga ekipet e mëdha që iu bashkuan Superligës në vitin 2021, por këtë të premte “Topçinjtë” njoftuan se do të vazhdojnë në garat e UEFA-s, pavarësisht një vendimi të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, i cili ka hapur mundësinë e një turneu të udhëhequr nga klubet për të rivalizuar Champions League-n.

Liverpool nuk ka komentuar drejtpërdrejt që nga vendimi i së enjtes. Deklarata e drejtuesve të klubit të enjten tha se pozicioni i Liverpool nuk ka ndryshuar që nga viti 2021.

Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Tottenham publikuan të enjten në faqen zyrtare deklarata duke u zotuar për angazhim në garat e UEFA-s.

Plani origjinal i Superligës u rrëzua brenda 72 orëve, pasi klubet angleze u tërhoqën një nga një mes protestave të tifozëve, presionit nga qeveria britanike dhe kundërshtimit nga UEFA dhe FIFA.

Kompania që qëndron pas projektit origjinal, A22, njoftoi detaje për garat e reja “të hapura dhe me meritokraci” të meshkujve dhe femrave brenda disa orësh pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë të enjten në mëngjes.

Në kompeticionin e meshkujve, 64 ekipe do të marrin pjesë në tri ligat dhe 20 ekipe do të ndryshojë çdo vit bazuar në performancën e tyre në kampionatet vendase.