Yjet e serialit të njohur "Game of Thrones" kaluan në tapetin e kuq në New York për premierën e serialit. Gati të gjithë yjet që janë në sezonin e tetë, por gjithashtu edhe aktorët që kanë qenë pjesë ne sezonet e kaluara ishin në këtë festë. Aktorët, tejet elegant, u takuan me njëri-tjetrin duke festuar përfundimin e këtij seriali, i cili ka nisur sezonin e tij të parë në vitin 2011.
Në tapetin e kuq në New York, u vu re mungesa e aktores Lena Headey, e cila luan rolin e Cercei Lannister. Përmes një postimi në rrjete sociale, aktorja e cila u shpreh e keqardhur që nuk mund të festonte me kolegët e saj në New York për arsye shëndetësore.
Premiera e “Game of Thrones” do të jetë në 14 prill, ndërsa pesë episodet e ardhshme do të transmetohen çdo javë deri në mes të majit. Edhe pse janë vetëm gjashtë episode, ato do të jenë në total 432 minuta, rreth 7.2 orë.
Trailer-i i plotë i sezonit 8 të "Game of Thrones" u prezantua në mars. Ai fokusohet në ndërtimin e skenës epike kundër Night King dhe ushtrisë së të vdekurve në Winterfell.





