11tetor 2015 – Shqipëria ndodhet vetëm një ndeshje larg kualifikimit në “Euro 2016, teksa play­offin e ka siguruar. Tashmë që ndodhet shumë pranë ëndrrës, FSHF­-ja ka filluar të bëjë edhe llogaritë për shpërblimet. Shqipëria do të ‘lundrojë’ në miliona euro (miliarda lekë) nëse do të kualifikohet.

Kampionati Europian është mjaft fitimprurës për çdo ekip që arrin të kualifikohet, pasi UEFA, të drejtat televizive, por edhe sponsorët e ndryshëm sjellin përfitime marramendëse, sidomos për federata të vogla, si në rastin e Shqipërisë. Vetëm për fazën e grupeve për kualifikueset Shqipëria mori 5 milionë euro.

Nëse kualifikohet, Shqipëria do të marrë 12 mln euro. Të njëjtën shumë do të marrin të gjitha kombëtaret që kualifikohen, pa llogaritur financimet përmes sponsorëve. Ndërsa në fazën e grupeve në Francë, çdo fitore vlen 1 milion euro, ndërsa barazimet 500 mijë euro.

/portali DurresLajm/