Operacioni policor i koduar “Premtimi” nga efektivët e Elbasanit, ka vënë në pranga 3 persona, të cilëve u janë gjetur e sekuestruar armë, municione e lëndë narkotike.
Sipas të dhënave të policisë, u arrestuan Marsel Cani, 28 vjeç, Elton Ago, 29 vjeç dhe Leo Deliu, 33 vjeç.
Këta persona u arrestuan pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Kozma Naska”, lagjja “5 Maji”, iu gjetën dhe iu sekuestruan tre armë zjarri automatik, 130 copë fishekë, model 56 dhe 250 gramë kanabis sativa.
Po ashtu, në banesën e Marsel Canit, grupi hetimor gjeti një pistoletë me mbishkrimin “EKOL-ES-55”.






